Paskal Verlajn braktis Formula 1, kthehet ne kampionatin DTM

Paskal Verlajn i thote lamtumiren Boterorit te Formula 1 per t’u kthyer ne kampionatin DTM. Pas 2 viteve ne Formula 1, piloti gjerman vendosi te behet serish pjese e skuadres se Mercedes ne kampionatin qe e fitoi ne vitin 2015.

‘Kam kujtime te bukura nga DTM jo vetem per titullin e fituar por edhe per shpirtin e skuadres dhe aventuren e perjetuar-tha Verlajn-e kam ndjekur kete eveniment edhe gjate qendrimit tim ne Formula 1 dhe la pasur gara te cilat e i kam ndjekur ne piste per te mbeshtetur skuadren. Gjerat kane ndryshuar shume qe nga hera e fundit qe kam garuar ne Hokenhajm ne 2015, por mua me pelqejne sfidat dhe mezi pres qe te zbres ne piste e te garoj’.

Ky do te jete viti i fundit i Mercedes ne kampionatin DTM, pasi skuderia gjermane do te impenjohet ne  Boterorin e Formula E.

Sfidanti.al