Pasanikët e Formula 1; Ljuis Hamilton, mbreti i parave

Ljuis Hamilton është mbreti i Formula 1, jo vetëm për rezultatet sportive në pistë, por edhe në financa. Sipas një klasifikimi të përpiluar nga Formula Money që mori për bazë, pagat dhe bonuset e pilotëve, piloti britanik i Mercedes rezulton se është më piloti më i paguari në historinë e këtij sporti me 435 milionë Euro që i ka siguruar nga 2007, vit kur u bë pjesë e Formula 1 e deri tani.

Menjëherë pas tij pozicionohet legjenda e këtij kampionati, 7 herë kampioni i botës, Mikael Shumaher me 412 milionë Euro, ndërkohë që podiumin e plotëson spanjolli Fernando Alonso me 407 milionë Euro. Piloti aktual i Ferrarit, Sebastian Fetel është vetëm në vendin e katërt të klasifikimit me 318 milionë Euro. Në dhjetëshen e pilotëve më të paguar në historinë e Botërorit të Formula 1 janë edhe Kimi Raikonen, Xhenson Baton, Ralf Shumaher, Zhak Vilnëv, Felipe Masa dhe Rubens Barrikelo

sfidanti.al