Orakulli Kirilenko : “Ju kisha thënë se Rusia do të kthehet në majë!”

Rusia, në fakt, hyri nga dera e vogël në kampionatin evropian të sivjetëm, por, sidoqoftë, me dy megayjet që ajo ka në përbërje të saj, Aleksei Shved dhe Timofej Mozgov, ka shumë mundësi që ajo të dalë nga dera e madhe e tij. Rusia që drejtohet nga ish-pjesëtari i ekipit përfaqësues të Bashkimit Sovjetik, Sergei Bazareviç, pasi mundi në çerekfinale Greqinë, do të vazdhojë që të qëndrojë deri në ditën e fundit të Eurobasketit 2017 dhe një nga njerëzit e rrallë që besonte se kjo do të ndodhte, është njeriu nr.1 i Federatës së Basketbollit të Rusisë, një nga ish-basketbollistët e saj më të mirë Andrei Kirilenko që ka luajtur afro 10 vite në NBA-në amerikane.

“Ju kisha thënë se Rusia do të kthehet atje, ku edhe e ka vendin, në majën e basketbollit evropian. Ndeshje mbas ndeshjes, punët kanë ardhur në vendin e tyre. Greqia është një nga ekipet që njihet mirë se është në gjendje të thyejë lojën e çdo ekipi kundërshtar, po ne treguam se jemi edhe më të mirë, se ne zotërojmë një forcë mendore të shkëlqyer. Bazareviçi arriti që ta racionojë dhe ta shpëndajë si duhet energjinë e lojtarëve. Në mënyrë të veçantë, unë jam i kënaqur nga loja e basketbollistëve të rinj. Unë nuk mendoj për mrekulli, si ajo e Madridit, thjesht, mendoj për ndeshjen e ardhshme”, vuri në dukje Kirilenko, me të cilin në krye, Rusia u bë, për herë të fundit, para 10 vitesh, kampione e Evropës në Madrid, ku ajo, në një finale të paharruar, mundi Spanjën me në krye Pau Gasolin.

Sfidanti.al