Nuk ka “El Klasiko tenisi: Del Potro eliminon Federerin në US Open

Tenisti argjentinas, Huan Martin Del Potro, siguroi kualifikimin për në gjysmëfinale të turneut Grand Slem, US Open, mbasi, në një ndeshje mjaft interesasnte, ai mundi me sete 3-1 (7-5, 3-6, 7-6, 6-4) asin zviceran Rozher Federer. Del Potro e vazhdoi lojën e tij të shkëlqyer dhe eliminoi Federerin, duke penguar, kështu, një “El Klasiko” tjetër tenisi mes këtij të tundit dhe Rafael Nadalit. Del Potro, mbas afro tri orësh në stadiumin “Artur Esh”, arriti që ta mposhtë Federerin, në radhë të parë, falë servisit dhe forhendit që, kësaj here, funksionuan mjaft mirë te tenisti argjentinas.

Në gjysmëfinale, Del Potro do të ndeshet me Rafael Nadalin, ndërsa dyshen tjetër gjysmëfinaliste do ta përbëjnë Kevin Andersoni dhe Pablo Karenjo-Busta.

Sfidanti.al