Tenisti argjentinas, Huan Martin Del Potro, siguroi kualifikimin për në gjysmëfinale të turneut Grand Slem, US Open, mbasi, në një ndeshje mjaft interesasnte, ai mundi me sete 3-1 (7-5, 3-6, 7-6, 6-4) asin zviceran Rozher Federer. Del Potro e vazhdoi lojën e tij të shkëlqyer dhe eliminoi Federerin, duke penguar, kështu, një “El Klasiko” tjetër
Një skenë dramatike në “Rolan Garos”: Almagro në lot, Del Potro e ngushëllon!
Tenisti argjentinas arriti që të triumfojë, por kundërshtari i tij u detyrua që ta dorëzojë ndeshjen, për shkak të dëmtimit. Huan Martin del Potro dhe Niklas Almagro nuk e çuan dot, dje, deri në fund ndeshjen e raundit të dytë të “Rolan Garosit”. Ndeshja, në fakt, mbaroi, kur rezultati i seteve ishte 1-1, por tenisti