Kishte javë që flitej, por tani vendimi u mor. Klubet angleze do ta mbyllin “dritaren” e transferimeve jo në 31 gusht, por një ditë përpara nisjes së Premier Ligës. “Transferimet do të mbyllen në orën 17:00 të ditës përpara fillimit të kampionatit”, shkruhet në deklaratën e përbashkët të klubeve të tyre. Kjo vlen vetëm për blerjen e lojtarëve, ndërsa “daljet” mund të vazhdojnë deri në fund të afatit ndërkombëtar, në 31 gusht.
Shqetësimi i madh i anglezëve ka të bëjë me “inflacionin” e çmimeve, por edhe me faktin se disa lojtarë e nisin sezonin me një skuadër dhe pastaj kalojnë tek një tjetër. Trajneri i Arsenalit, Venger, u shpreh i kënaqur. “Këtë vit ndodhën shumë gjëra negative gjatë transferimeve, – tha francezi, – kështu ka ndodhur gjithnjë, dhe mua nuk më pëlqen. Vjen dita e ndeshjes dhe ti e di se lojtarët nuk janë të qetë për të luajtur”.
Sfidanti.al