Jose Mourinho dhe Manchester United duhet të mbledhin mendjen, Ivan Perisic nuk do të shkojë në Old Trafford verën e ardhshme. Futbollisti kroat është gati të nënshkruajë me Interin një kontratë të re që do ta mbajë atë të lidhur me klubin zikaltër deri në vitin 2022, një kontratë kjo që do të shoqërohet edhe me një pagë prej 4.5 milionë Euro në sezon, por që nuk do të ketë klauzolë të zgjidhjes së saj. Sipas asaj që publikohet në median italiane, shumëshpejt nPerisic do të hedhë firmën në këtë kontratë të re., ndërkohë që vlera e kartonit të tij sipas klubit kapte shifrën e 55 milionë Eurove.
Sfidanti.al