Po afrohet turneu francez i “Rolan Garosit” dhe ai dëshiron të jetë në kulmin e formës. Novak Gjokoviç është një mjeshtër i tenisit, me shumë përvojë, ndërsa njëkohësisht po përpiqet të fitojë edhe Turneun ATP të Romës. Në “Open Italia”, kampioni serb fitoi 2-0 ndaj britanikut Norri, duke bindur me lojën e tij. Nole tejkaloi edhe një moment të vështirë psikologjik, kur Norri e goditi me top në shpinë (pa dashje?) dhe ai u nxeh shumë, por e mbajti veten. Rezultati i seteve ishte 6-3 e 6-4 në 1 orë e 29 minuta, ndërsa mediat thonë se po shohim Gjokoviçin e vërtetë.
Sfidanti.al