Harri Kejn është objektivi kryesor i verës për Paris SG

Gjithçka nisur të lëvizë dhe agjentët e sulmuesit anglez kanë pasur takim me përfaqësues të klubit francez. Mediat angleze dhe francize raportojnë se Harri Kejni është kthyer në objektivin kryesor të Paris SG këtë verë, ndërsa nga ekipi pritet të largohen Mesi dhe Nejmar, e ku i dihet, ndoshta edhe Kilian Mbape. PSG vjet deshi të merrte Robert Levandovskin, që u bashkua me Barcelonën, ndërsa është i vendosur që të gjejë një numër 9 të nivelit të lartë. Kejn ka edhe një vit kontratë tek Totenhemi, dhe klubi anglez nuk dëshiron që kapiteni i “tre luanëve” të luajë për një rival në Premier Ligë.

Sfidanti.al