Pas Alemanit ikën edhe Zhordi Krujfi, ç’ndodh tek Barcelona?!

Klubi katalanas lajmëroi se djali i legjendarit Johan Krujf do të largohet këtë verë. Zhordi Krujfi njoftoi presidentin Zhoan Laporta për vendimin e tij, ndërsa pritet të ketë një karrierë të re profesionale. Pak ditë më parë, u lajmërua se Mateu Alemani do të shkojë ndoshta tek Aston Vila në Premier Ligën angleze, ndërsa bordi i klubit katalanas do të ketë ndryshime. Nuk dihet se çfarë po ndodh tek Barcelona, ndërsa ekipi fitoi titullin e parë kampion në La Liga pas 4 vitesh.

Sfidanti.al