Nuk është se i duhet motivim i madh për të dalë në pistë për të fituar, por ja që edhe Ljuis Hamilton ka nevojë për sfidat e tij. Gjatë gjithë karrierës në Formula 1 ka pasur rivalë të mëdhenj nga të cilët ka mësuar, ndaj të cilëve ka fituar, apo ka humbur, ndërsa tani ka gjetur një personazh të veçantë, Maks Verstapenin. Përse? Anglezi 32-vjeçar ndihet disi “plak”, ndërsa një sfidë nga holandezi 20-vjeçar.
“Ia di për faleminderit Maksit, – shprehet Hamilton, – sepse më ka bërë të ndihem më i ri. Kjo, pasi unë po konkurroj me një pilot që është 12 vjet më i ri sesa unë. Ai fitoi garën e kaluar, dhe konkurrimi ishte që unë nuk doja ta lejoja të fitonte edhe një tjetër. Nuk është se patëm një konkurrim shumë të fortë, por të gjithë e dimë sesa i shpejtë është Maksi”.
Hamilton tha gjysmë me të qeshur se “kur Verstapen ishte prapa meje, unë mendoja se duhej t’i tregoja moshën time, dhe ta detyroja të kishte respekt”. Verstapen nuk është ende një kandidat për titull botëror, por me moshën 20 vjeç dhe me debutimin që kur ishte 17, besohet se do të jetë kampioni i ardhshëm i Formula 1.
Sfidanti.al