Del Laurentis nuk mbahet fare, trajneri i tij Sarri është më lart se “legjendat”!

Pep Guardiola nuk i duket kushedi se çfarë Aurelio De Laurentisit. Presidenti i Napolit mban “shtrënguar” Mauricio Sarrin “e tij”, edhe pse ndonjë betejë verbale dhe publike edhe e kanë zhvilluar. “Sarri, për mua, mund të jetë për shumë vite trajner i Napolit, – u shpreh De Laurentis, – ka një klauzolë 8 milionë euro, që për një trajner është shumë e lartë. Nuk do ta shkëmbeja me Guardiolën, edhe nëse do të ma ofronin, do të mbaja Sarrin, një njeri ende i ri, por i pjekur, studiues, por jo teorik”.

A do ta fitojë Napoli këtë vit titullin? “Nuk e di nëse është viti i duhur, por nuk është ky shqetësimi im, – përgjigjet ai, – nuk dua që të fitoj vetë një titull, por disa, ndaj titulli i parë do të duhej të ishte një pikë nisjeje. Nuk jemi në në epokën e Maradonës, ndaj nëse nisim të fitojmë, do të mundeshim të kishim shumë sukses, pasi nuk do të vareshim nga një lojtar i vetëm”.

Sfidanti.al