Një betejë e jashtëzakonshme mes jetës dhe vdekjes, duket se po i afrohet një fundi pozitiv. Nuk dihet sesa e lumtur do të jetë e ardhmja e Mikael Shumaherit, por lajmet që dalin nga spitali Pompidu i Parisit janë inkurajuese. Një infermiere foli në kushte anonimiteti duke thënë se “po, unë u kujdesa për Shumaherin, dhe mund t’iu garantoj se ai është i ndërgjegjshëm”. Pra, ish-kampioni i madh i Formula 1 mund të kuptojë, të paktën, ndërsa nuk është e qartë sesa mundet të komunikojë.
Ai u shtrua në spitalin parizien për t’u trajtuar me qeliza staminale, që japin një veprim anti-inflamator, pra kundër enjtjes, dhe që prodhojnë qeliza të reja të specializuara në pjesë të dëmtuara të trupit. Shumaher, shtatë herë kampion i botës në F.1, pësoi aksident thuajse fatal ndërsa bënte ski në alpet franceze në dhjetor 2013, dhe që nga ajo kohë ka qenë nën trajtim intensive të mjekëve.
Sfidanti.al