Një incident shokues: Regbisti nokauton gjyqtarin në fushë!

Një regbist francez ndodhet përballë dënimit eventual të përjashtimit përjetë nga sporti i regbisë, pasi, me të vërtetë, e nxori nokaut gjyqtarin e ndeshjes në mes të fushës, ndërkohë që u përpoq që të lante hesapet, fizikisht, edhe me lojtarët kundërshtarë! Mediumet franezë nuk e përmendin me emër regbistin që luan me Sent Estivin. Incidenti në fjalë ndodhi në ndeshjen e Kupës së Francës mes ekipit të mësipërm dhe Tuluzës. Gjyqtari u nxor nokaut plotësisht, kur i tregoi regbistit të lartpërmendur rrugën që të dilte nga fusha, për shkak të disa gjesteve të pahijshme në adresë të tifozëve.

Mbasi goditi me grusht gjyqtarin, ai filloi të konfrontohej edhe me lojtarët kundërshtarë që nxituan ta përmbanin atë. Presidentii klubit Sent Estiv, Kristian Koza, tha mbas ndeshjes së klubi e kishte pezulluar menjëherë regbistin që shkaktoi incidentin, ndërkohë që edhe vetë ai dha dorëheqjen e parevokueshme nga presidenca e klubit, për arsye morale.

Sfidanti.al