Supërgjyshja 101 vjeçe bën atë që ka bërë Usain Bolti!

Kjo supergjyshe vendosi rekorde botërore në garat e shpejtësisë 100 m dhe 200 m në kategorinë e njerëzve që janë mbi 100 vjeç. Që vitet nuk përbëjnë ndonjë pengesë të madhe, e tregoi indiania 100-vjeçare, Man Kaur, në kampionatin botëror për të moshuarit që u zhvillua, ditët e fundit, në Ouklend. Në këtë mënyrë, znj. Man Kaur mund të lavdërohet se ajo është rekordmene e botës në dy garat më të shpejta, ashtu si edhe rekordmeni botëror i tyre, Usain Bolt. Në garën e 100 m, Man Kaur, në fakt, vrapoi e vetme, pasi nuk kishte asnjë konkurente në atë moshë.

Ajo e përshkoi distancën brenda 2 minutave dhe 58 sekondave, duke mbyllur këtë garë jo vetëm me medalje ari, por edhe me rekord botëror! Znj. Kaur theu rekordin botëror edhe në 200 m. “Do të vrapoj, deri sa të më lejoj Zoti. Në fakt, tani për tani, unë nuk jam në formë shumë të mirë, por shpresoj se do ta zotëroj atë, së shpejti, në prag të konkurrimit tjetër të rëndësishëm. Shpresoj që, në të ardhmen, të arrij kohë edhe më të mirë, nëse do të kem edhe mbështetjen e duhur mjekësore”, tha znj. Kaur që ka fituar, deri tani, më shumë se 20 medalje.

sfidanti.al