Një ftesë për në Madrid, kthehet bukuroshja Maria Sharapova!

Dënimi i parë ishte 2-vjeçar, por më pas apelimi e ndihmoi duke e ulur në 9 muaj. Një nga tenistet më të mira të botës vitet e fundit, Maria Sharapova, do të kthehet shpejt në fushat e lojës me gjithë bukurinë dhe, sigurisht talentin e saj. Turneu “Madrid Open” zhvillohet dy javë pas përfundimit të dënimit të ruses në 5 maj, dhe organizatorët i kanë dhënë një ftesë vajzës që në prill mbush 30 vjeç.

“Sharapova kërkoi një ftesë për të luajtur, dhe ajo është më të mirat e 15 vitevë të fundit si dhe ka qenë fituese e turneut, – u shpreh drejtori i aktivitetit, Manolo Santana, – ajo luan gjithnjë mirë në Madrid dhe jam i sigurt se do të jetë në nivel të lartë”.

Pesë herë fituesja e Grand Slemeve ka nisur menjëherë nga puna (të cilën, në të vërtetë, nuk e kishte ndërprerë kurrë). Përveç stërvitjes në fushën e tenisit, e mbiquajtura “Masha” (ose “Pova”) po ushtrohet edhe në palestër. Sharapova u dënua pasi doli pozitive për substancën e ndaluar të meldoniumit në Australian Open vitin e kaluar.

Sfidanti.al