Nuk ka qenë e lehtë të “pushtohej” mali më i lartë i botës, dhe njerëzimit iu desh zhvillim i madh për të arritur deri në lartësinë prej 8 848 metrash (tani thuhet 8 849). Flitet për majën më të lartë të botës, atë të Xhomolungmës, siç e quajnë vendasit në Nepal, dhe siç e njohin në Indi apo Kinë, ndonëse Europa i ka vënë një emër tjetër, duke mos e pasur të vetin. Kanë kaluar 70 vjet nga ngjitja e parë në majën e Everestit, malit më të lartë në botë. Që nga ajo kohë mijëra ekspedita ia kanë dalë të prekin “çatinë e botës”, mes tyre edhe alpinistë shqiptarë. Por kur përvjetor shoqërohet me shqetësim nga sherpat lokale, pasi ngrohja globale po shkatërron malin që për ta është i shenjtë.
Sfidanti.al