Në foto kemi portierin Gregor Korbel i cili po shkonte të premten në stërvitje me makinën familjare, ndërsa në timon ishte një femër. Mediat gjermane raportojnë se futbollistët e Dortmundit shkuan në stërvitje në rolin e pasagjerit një ditë para ndeshjes vendimtare për titull ndaj Maincit. Në timon për ta ishin ose gratë e të dashurat, ose ndonjë shok. Me gjasë, lojtarët nuk donin të lodheshin, përpara sfidës së Bundesligës, ndonëse në fushë u dukën tepër të lodhur më pas.
Sfidanti.al