Mediat angleze: Guardiola, ende jo në nivelin e Fergusonit

Lavdërimet për trajnerin e Mançester Sitit janë “pa doganë”, dhe ai natyrisht i meriton. Pep Guardiola jo më kot ka fituar 11 tituj kampionnë 14 sezone si teknik profesionist, mes Barcelonës, Bajernit dhe Sitit, duke treguar aftësinë për t’u përshtatur dhe për të motivuar lojtarët vazhdimisht, vit pas viti. Edhe pse në Champions, jo gjithmonë ka pasur sukses, Guardiola mbetet trajneri modern më fitues, ndonëse ende larg totalit të trofeve të Sër Aleks Fergusonit. Pep ka ende vite përpara për të shtuar titujt, ndërsa pyetja në “Deili Meil” është: Kush duhet konsideruar si trajneri më i mirë?” Një gjë është e sigurt, ky trajner i përket qytetit të Mançesterit.

Sfidanti.al