Kolin Kapernik eshte perzgjedhur nga kompania e veshjeve sportive si imazhi i fushates publicitare te saj nen sloganin ‘Just do it’ qe feston 30 vjetorin e saj. Ish kuoterbeku i San Fransisko 49ers, qe ne 2016 u be promovuesi i nje proteste unike kunder racizmit ne SHBA duke u ulur ne gjunje ne momentin e ekzekutimit te himnit, nuk ka luajtur me ndeshje te NFL qe nga viti i kaluar. Ai i denoncoi drejtuesit e kampionatit amerikan te futbollit.
Videoja promovuese e Nike e publikuar pak dite para nisjes se sezonit te ri te NFL, duket nje portret i Kapernik me sloganin: ‘Beso me dicka, edhe pse do te te thote se do te sakrifikosh gjithcka’.
Sipas ESPN, kompania Nike e mbajti kontraten me Kapernik qe eshte nenshkruar qe nga 2011, pikerisht per shkak te ketyre polemikave qe kane mbizoteruar ne sportin me popullor ne SHBA.
Sfidanti.al