Vanda Nara, bashkeshortja e Ikardit dhe opinioniste te programi Tiki Taka ne televizionin Italia 1, eshte e sigurt kur flet per sulmuesin e Interit.
‘Kur Ikardi nuk shenon, vjen ne shtepi i zemeruar dhe ne raste te tilla une zhdukem-tha duke qeshur Vanda Nara, qe me pas u be serioze dhe foli per duelin ne distance mes bashkeshortit te saj dhe Kristiano Ronaldos-shpresoje qe te shenoje me shume gola se Ronaldo. Futbolli italian duket i lehte per lojtaret e huaj, por fakti qe portugezi po vuan ne gjetjen e golit tregon per te kunderten’
Sfidanti.al