Ndodh që fitorja e një gare të dalë në plan të dytë për shkak të një gjesti Fair Play që nuk shihet shpesh në botën sportive. Bëhet fjalë për Matthiew Reese i cili e eklipsoi suksesin e Daniel Wanjirui dhe Mary Keitany edhe pse kjo e fundit vendosi edhe një rekord botëror. Rees, pjesë e Swansea Herriers, pa që një prej garuesve, David Wyeth të ishte tejmase i lodhur dhe mezi po qëndronte në këmbë, kështu që ai vendosi t’i japë një dorë dhe ta mbajë deri në përfundimin e garës. Një gjest që do të ishte mirë të shihej më shpesh në cdo disiplinë sportive.
sfidanti.al