NBA, mbrëmje për t’u harruar për të mëdhatë, disfata për Klivlend, Golden Stejt, San Antonio

Klivelend, Golden Stejt dhe San Antonio duhet të harrojnë sa më shpjet mbrëmjen e së dielës kur dolën me kocka të thyera nga ndeshjet e tyre respektivr. Pa dyshim momentin më të vështirë po e përjeton është pikërisht skuadra e Kavaliers që ndaj Nju Jorkut pësoi disfatën e 4 në 5 ndeshjet e fundit.114-95 ishte rezultati me të cilin skuadra e Niks arriti të fitojë ndaj nënkampionëve të NBA ku Porzingis dhe Hardauej Xhunior ishin të papëmbajtshëm. Në krahun tjetër, LeBron Xhejms ishte në hije dhe shënoi vetëm 16 pikë, ndërkohë që Kevin Love ishte i vetmi që i shpëtoi ‘kryqëzimit’ nga basketbollistët e Klivlend me 22 pikë dhe 11 topa në tabelë.

Golden Stejt e pa veten të dominohej në shtëpinë e saj ‘Oracle Arena’ nga Detroit 107-115, duke shënuar disfatën e 3 në 6 ndeshje. Edhe pse Durant, Kërri dhe Tompson shënuan respektivisht 28,27, 29 pikë secili, skuadra kampione në fuqi e pati të vështirë që të përballonte lojën e Pistons që tani ka një bilanc me 5 fitore dhe 2 humbje.

Akoma më e hidhur ishte humbja për San Antonio Spërs dhe trajnerin e tij Greg Popoviç. Skuadra teksane u përball me Indianën ndaj së cilës u detyrua të ngrejë flamurin e bardhë të dorëzimit , pasi ndeshja përfundoi 94-97. Heroi për Pejsërs u bë Viktor Oladipo që shënoi 3 pikëshin e fitores për Indianën në sekondën e fundit të takimit.

Sfidanti.al