Mark Gasol realizoi në Pekin atë që deri përpara pak muajsh dukej se do të mbetej një ëndërr duke shkruar historinë në basketbollin spanjoll. Në 13 qershor, ai u shpall kampion I NBA me Toronto Raptors ku ai kaloi në merkaton e transferimeve dimërore duke lënë Memfisin. Ndërsa këtë të diel ai fitoi titullin e dytë botëror me Spanjën pas atij të vitit 2006 dhe në këtë pikë ai ka barazuar Lamar Odom.
Deri tani amerikani ishte basketbollisti I vetëm që ka fituar NBA dhe Botërorin e Basketbollit brenda një sezoni dhe këtë e bëri me Los Angeles Lakerd dhe Team USA. Ndërsa ka lojtarë të tjerë që kanë mundur të fitojnë NBA-Lojërat Olimpike dhe ata janë Majkëll Xhordan, Skoti Pipen, Lebron Xhejms dhe Kajri Irving.
Pas ndeshjes së jashtëzakonshme me Australinë në gjysmëfinale, Marc Gasol në finale u kthye të bëjë rolin e liderit të heshtur që e ngriti zërin atëherë kur duhej. Edhe ndaj Argjentinës zhvilloi praktikisht ndeshjen perfekte me 14 pikë, 7 topa në tabelë e 7 assist, ndërkohë që botërorin e mbylli me një mesatare prej 14.4 pikësh, 5.5 topa në tabelë e 4.1 assist për ndeshje.
Në moshën 34 vjecare, Gasol zhvilloi turneun më të mirë me përfaqësuesen spanjolle, thelbësor në rolin e liderit që Skariolo I kishte dhënë dhe botërorin e mbylli duke u përfshirë edhe në 5-shen ideale të kampionatit së bashku me Riki Rubion, francezin Furnier, serbin Bogdanovic dhe argjentinasin Skola.
Gasol shfaqi trë gjithë impenjimin e tij me përfaqësuesen spanjolle pavarësish sezonit intensive në NBA. Për t’u bërë kampion I NBA I zhvilloi 79 ndeshje(53 me Memfisin dhe 26 me Toronton) dhe pas kësaj 24 ndeshje në fazën e playoffit, në total Mark Gasol ka luajtur 3171 minuta, ndërkohë që në 8 ndeshjet e këtij botërori ai regjistroi një mesatare prej 28.5 minutash qëndrimi në parket, një statistikë kjo që niuk është arritur nga asnjë lojtar tjetër I përfaqësueses spanjolle. Tani Gasol do të shijojë pushimet mëse të merituara përpara se të kthehet në /Toronto për të luajtur sezonin e tij të 12 në NBA dhe e fundit me fanelën e Raptors përpara se të dalë në merkaton e transferimeve në verën e ardhshme.
Sfidanti.al