Real Madrid, hua prej 767 mln Eurosh për riformimin në ‘Bernabeu’

Reali I Madridit do të marrë një hua prej 767 milionë Eurosh për rimodelimin e ‘Santiago Bernabeu’. Presidenti Florentino Perez publikoi shifrat e kësaj huaje në, pagesa për shlryerjen e së cilës do të nisë në vitin 2023 pasi të ketë përfunduar rimodelimi dhe këtë e bëri në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të Klubit.

Rimodelimi I stadiumit mitik të Los Blancos ka qenë ëndrra e Perez që nga 2009 kur rimori postin e kreut të këtij klubi dhe iu deshën më shumë se 7 vjet për të marrë lejet, licencën dhe të mbyllë cështjen e marrjes së kredive në disa institucione financiare, kredi që do t’I shlyejë në periudha komode kohore

‘Forca ekonomike është thelbësore-tha Perez për të shpjeguar rimodelimin e Bernabeut. Reali I madridit do të paguajë 29.5 milionë Euro fikse në vit që nga 30 qershori I 2023 deri në qershor të 2049, pra janë 26 vjet amortizim, ndërkohë që rimodelimi I stadiumit duhet të përfundojë në gusht të 2023, pas kësaj do të nisin punimet për ambientet rreth stadiumit të ri.

Sfidanti.al