NBA, Antetokumpo fiton ‘derbin evropian’ me Doncic, Miluoki mposht Dallasin

Miluoki fitoi përballjen me Dallasin në mbrëmjen e radhës në NBA 122-107 në atë që u konsiderua edhe si sfida e yjeve të basketbollit evropian; Luka Doncic dhe Janit Atentokumpo. Ky i fundit mori më të mirën në këtë ‘derbi’ të vecantë në kampionatin më spektakolar të basketbollit në botë teksa e mbylli sfidën me 29 pikë e 17 assist, ndërkohë që Doncic shënoi 20 pikë në këtë përballje. Duke u kthyer te ndeshja, Miluoki dhe Dallasi e mbyllën periodën e para në barazim 29-29, më pas gjithcka foli për skuadrën e Baks që në fund regjistroi fitoren e 6 radhazi që i jep mundësinë asaj që të ruajë rekordin sezonal të kampionatit me 41 fitore e 13 humbje si dhe kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes.

Golden Stejt vuajti jo pak ndaj finiks në  Talking Stick Resort Arena, por në fund arriti të fitojë me rezultatin 117-107. Skuadra kampione e NBA e pa veten në vështirësi të mëdha në fillimin e takimit pasi skuadra e Sans arriti të krijojë një avantazh prej 17 pikësh pas rezultatit të pjesshëm 26-9. Por Uorriors reagoi dhe e përmbysi këtë disavantazh duke shkuar në pushimin e sfidës me rezultatin 60-53 në favorin e saj. Finiks nuk u dorëzua dhe arriti të rikthejë sërish rezultatin në favor teksa mori kryesimin në 85-82 në periodën e katërt. Por Golden stejt nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit dhe 6 minuta nga përfundimi i sfidës përmbysi sërish rezultatin duke e fituar përfundimisht atë duke përforcuar pozitën e saj kryesuese në Konferencën e Perëndimit.

sfidanti.al