Surprizat kanë përfunduar në NBA. Miluoki dhe Denver, kryesuesit e Konferencave janë kthyer te suksesi duke konfirmuar edhe një herë veten si favoritë në këtë sezon të basketbollit amerikan. Baks mundën 117-104 një rival direkt si Filadelfia. Janis Atentokoumpo bën një tjetër paraqitje të shkëlqyer, me 33 pikë dhe 14 topa në tabelë, duke fituar sfidën personale me Xhoel Embid, autor i 28 pikëve për skuadrën e tij. Me këtë fitore, Miluoki afrohet me sigurimin edhe matematikor të vendit të parë në Konferencën e Lindjes. Ndërkohë, në Perëndim kryesuesi u përcakltua mbrëmjen e fundit me fitoren e Denver 112-110 në dëm të Golden State.
Megjithëse pa Nikola Jokiç, Naxhets morën maksimumin falë Porter me 29 pikë dhe 11 ribaund. Për kampionët në fuqi të NBA nuk mjaftoi paraqitja e zakonshme e dyshes Kerri-Tomson që të dy realizuan 46 pikë. Në një sezon plot oshilacione, Çikago Bulls jeton një tjetër mbrëmje nga ato të lavdishme, duke mundiur me rezultatin e thellë 128-107 Memfis. Le Vine dhe DeRozan ishin protagonist absolutë të triumfin e “Demave” duke shënuar respektivisht 36 dhe 31 pikë. Gjithsesi, Çikago nuk e ka siguruar ende një vend në zonën e play-off pasi renditet në vendin e 11-të në Lindje. Në sfidat e tjera të mbrëmjes në NBA, fitore siguruan San Antonio, Portlend, Los Anxheles Lejkërs dhe Nju Jork Niks.
Sfidanti.al