Berat Gjimshiti bashkohet me Atalantën, sa keq që humbi ndeshjen me Poloninë!

U dëmtua në momentin më të keq dhe e humbi ndeshjen. Berat Gjimshtiti nuk mundi të jepte kontributin e tij për kombëtaren në sfidën ndaj Polonisë në Euro 2024, por për fatin e tij lëndimi nuk i zgjati shumë. Qendërmbrojtësi 30-vjeçar kthehet këtë fillim jave në stërvitje me skuadrën e Atalantës, në pritje për të qenë i gatshëm për ndeshjen e 8 prillit në Bergamo ndaj Bolonjës. Trajneri Xhampiero Gasperini deklaroi se tashmë Gjimshiti është i rikuperuar dhe thjesht duhet të rifitojë ritmin e ndeshjeve.

Shqiptari nga Kosova mungoi rreth 3 javë për shkak të dëmtimit të pësuar në sfidën ndaj Napolit në stadiumin “Maradona”, dhe ky ishte lëndimi i dytë i sezonit. Tashmë, besohet se ai ka lënë prapa problemet fizike dhe se do të zërë vendin e përhershëm të titullarit në formacionin bergamask. Shpresa është që Gjimshiti të mos shqetësohet më nga dëmtimet në pjesën e mbetur të sezonit dhe të jetë gati për dy ndeshjet tepër të rëndësishme të kombëtares në Euro 2024 ndaj Moldavisë e Ishujve Faroe.

Sfidanti.al