Nadal: Të jetë e qartë, nuk luaj për të qenë numri 1 në botë!

Nuk është tërësisht e vërtetë kjo që thotë legjenda spanjolle, edhe pse ai ndoshta nuk dëshiron të shqetësohet shumë nga fakti nëse është apo jo i pari. Gjithsesi, Rafael Nadali e deklaroi prerë ndërsa ndodhet në Paris për turneun e radhës “Master 1 000”, dhe që është një nga të paktët ku nuk ka arritur të shkëlqejë. Veterani 36-vjeçar nuk e ka fituar kurrë “Paris Bersinë” (Paris Bercy), duke arritur vetëm një finale në 2007, ndërsa për momentin është numri 2 në botë. Rafa ka qenë për 209 javë i pari në renditjen botëror, por mjaft prapa Novak Gjokoviçit (373), Rozher Federerit (310), Pit Samprasit (286) apo Ivan Lendlit (270). “Të jetë e qartë, – tha ai, – unë nuk luaj për të qenë numri 1 i botës. Luaj për të dhënë maksimumin dhe për të fituar sa më shumë”.

Sfidanti.al