Broja “gradohet” në konferencë për shtyp, kjo tregon besimin e trajnerit!

Mos vallë tek Çelsi nuk kanë ndonjë dëshirë që sulmuesi shqiptar të largohet, dhe gjithçka që shkruhet e thuhet është lojë menaxherësh? Nuk dihet saktë, por gjithsesi trajneri Graham Poter dha një shenjë të fortë duke e nxjerrë në konferencë për shtyp sulmuesin shqiptar për ndeshjen e sotme ndaj Dinamos së Zagrebit në Champions. Kjo gjë jo vetëm do të thotë se Broja luan titullar për herë të dytë në karrierën e tij tek Blutë e Londrës, por edhe se ai vlerësohet nga Poteri. Në konferencë për shtyp mund të dalë kapiteni, mund të dalë një lojtar me përvojë (të tillë që Çelsi ka plot), por Poteri zgjodhi pikërisht sulmuesin kuqezi. Tashmë, i takon Brojës që të shpërblejë besimin e teknikut.

Sfidanti.al