Nadal parakalon Xhokovic; nga 4 nëntori do jetë numri 1 I botës

Humbja në cerekfinale në turneun Masters të Shanghait kundrejt Tsitsipas I kushton shtrenjtë Novak Xhokovic. Tenisti serb, në datën 4 nëntor do të humbasë vendin e parë në renditjen ATP pas 1 viti për t’u ndalur në kuotën e 276 javëve si numri 1 I klasifikimit botëror. Nga kjo disfatë të Xhokovic përfiton Rafael Nadal që është duke u riaftësuar nga një dëmtim në kyc, me spanjollin që në këtë periudhë të vitit nuk ka pikë për të mbrojtur, ndërkohë që tenisti serb ka 2600 dhe ai nuk do të luajë as në turneun e Bazelit dhe as në atë të Vjenës.

Nadal, edhe po nuk mori pjesë në turneun Masters të Parisit, ndërkohë që Xhokovic do ta fitojë, gjithsesi do të marrë vendin e serbit në krye të renditjes ATP. Tenisti nga Majorka, 12 herë fitues I Roland Garros, ka qëndruar 196 javë në krye të renditjes dhe tani synon të arrijë kuotën e 200 javëve. Për momentin nadal është në vendin e 6 përsa I përket  numrit të javëve në krye të renditjes ATP, ndërkohë që rekordin e mban Roger Federer me 310 javë, 237 nga të cilat janë radhazi. Në vendin e dytë është Pit Sampras me 286 javë I ndjekur nha Xhokovic, Lendl dhe Konors.

Sfidanti.al