Nadal mban titullin ‘Mbret i Principates’, fitoi titullin e 11 ne Montekarlo

Te zbresh Rafael Nadal nga froni i ‘Mbretit te Principates’ ne tenis duket se eshte nje mision i pamundur. Kete e provoi edhe Kei Nishikori ne finalen e Turneut Masters te Montrkarlos teksa u perball me ‘monstren’ e fushave me dhè nga Majorka.

Numri 1 i botes e fshiu edhe japonezin teksa e mundi me shume lehtesi me rezultatin 2-0 per te fituar titullin e tij te 11 ne 12 finale te luajtura ne Principate. Nishikori vinte ne kete finale pas nje ecurie shume te mire ne turneun Masters te Monakos edhe pse mungonte ne fushat e lojes prej muajsh per shkak te nje problemi ne kycin e dores. Por per japonezin ishte e pamundur qe te perballonte furine Nadal. Ne setin e pare Nishikori arriti te fitoje gejm me sherbimin e Nadal per te marre kryesimin ne 2-1. Pikerisht ne kete moment shpertheu numri 1 i botes qe fitoi 4 gejme radhazi per te marre kryesimin ne 5-2 per ta mbyllur me pas setin e pare 6-3 pas 56 minutave.

Ne setin e dyte gjerat u bene akoma me te lehta per Nadal edhe pse pati momente jo te mira ne lojen e tij. Spanjolli arriti qe te marre kryesimin ne 5-1 ne kete fraksion te lojes per ta mbyllur ate ne fund me rezultatin 6-2 dhe per te ngritur me pas trofeun e Mastersit te Montekarlos.

Sfidanti.al