Havier Saviola, në kohën e tij, ka qenë një nga talentët më të mëdhenj të futbollit. Pasi shkëlqeu me River Plejtin argjentinas, ai, si tinejxher (pa mbushur 20 vjeç), shënoi 45 gola në 86 ndeshje, kështu që Barcelona e madhe e mori atë në radhët e veta, qëkur ai ishte 19 vjeç. Sidoqoftë, ky futbollist argjentinas nuk e “pushtoi” botën, ashtu sikurse pritej, por, megjithatë, ai pati një karrierë të shkëlqyer dhe, veç Barcelonës, ai luajti edhe me Realin e Madridit, Seviljen, Monakon, Olimpiakosin, Benfikën, Malagën dhe Veronën. Karrierën ai e mbylli atje, ku edhe e filloi, te River Plejti, më 2015, por, sifoqoftë, ai edhe më tej vazhdon që të shoqërohet me topin.
Ai, tani, është 36 vjeç dhe luan futsall në …Andora, ku ai vendosi që të jetoi në këtë vend të vogël malor mes Spanjës dhe Francës. Me ekipin Enkamp, ai fitoi Kupën e Andorës.
Sidoqoftë, objektivi i tij primar tani është licenca e trajnerit, të cilën ai shpreson ta sigurojë përmes Federatës së Futbollit të Andorës.
Sfidanti.al