Johan Zarco lë të gjithë në hije dhe fiton pole position në Çmimin e Madh të Holandës në ndalesën e radhës së Botërorit të MotoGP. Piloti francez i Tech 3 sfidoi reshjet e shiut në pistën e Assen duke fituar pole position me kohën 1 minutë 46 sekonda e 141 të mijtat. Kampioni i botës në fuqi, Marc Marquez nuk ishte shumë larg dhe i mbylli provat kualifikuese me vetëm 65 të mijtat më shumë se Zarco, ndërkohë që në vendin e tetë duke plotësuar vijën e parë të nisjes u pozicionua italiani i Ducati Pramac, Danilo Petrucci. Valentino Rossi me Yamaha do të niset nga vija e dytë pasi italiani shënoi kohën e katërt më të mirë duke lënë Redding e Folger. Nuk u paraqit mirë Vinales që u rendit i 11, ndërkohë që akoma më keq shkuan gjërat për Ducatin me Dovicioson që shënoi kohën e 9, ndërsa Lorenzo do të niset nga vendi i 21.
sfidanti.al