MotoGP eshte ne ankth per gjendjen e Marc Marquez. Spanjolli u be viktime e nje rrezimi te forte ne pisten Jerez de la Frontera gjate gares se pare te boterorit ku u be protagonist i nje sere parakalimeve pas nje gabimi ne fillimin e gares.
Ne momentin e rrezimit te forte, piloti i Hondes u ngrit ne kembe, por me pas u dergua ne qendren mjekesore me barrele ku ekzaminimet e para folen per nje frakture ne krahun e djathte. Nderkohe qe nuk pati trauma ne kraharor dhe ne koke. Diten e hene, kampioni i botes do te operohet ne Barcelone nga Xavier Mir nese nuk do te kete komplikacione.
Ne kete pike, prania e tij ne garen e javes se ardhshme qe do te zhvillohet po ne Jerez eshte e pamundur, por Marquez rrezikon te humbase edhe Cmimin e Madh te Cekise ne Brno.
Sfidanti.al