MotoGP, Rossi aksidentohet; operohet në këmbë nuk do garojë 30-40 ditë

Valentino Rossi bëhet protagonist i një aksidenti në Borgo pace. Gjithvcka ndodhi në momentin që piloti i Yamahës po stërvitej në kategorinë enduro duke pësuar një dëmtim në këmbë. 9 herë kampioni i botës iu nëndshtrua menjqëherë një ndërhyrjeje kirirgjikale, i cili rezultoi i suksesshëm, por duket se botërori për të është mbyllur përfundimisht. Sipas stafit mjekësor, Rossi do të nisë shumë shpejt fizioterapinë dhe pritet që ai të qëndrojë jashtë pistave të garave për 30-40 ditë. ‘Ndërhyrja shkoi shumë mirë-tha Rossi-këtë mëngjes kur u zgjova u ndjeva mirë. Falenderoj stafin mjekësor të spitalut Riuniti të Anconës dhe në mënyrë të vec antë Dr.Pascarellën që më operoi. më vjen keq për atë cfarë ndodhi, tani ajo që dua është që t’u rikthehem garave sa më shpejt të mundem dhe për këtë do të bëj maksimumin’.

sfidanti.al