Mediume italianë dhe spanjollë, para disa ditësh, përhapën lajmin se Barcelona i ka dërguar një ofertë Napolit se dëshiron që të blejë lojtarin e tij, Lorenco Insinje. Thuhet se Barcelona është gati që të paguaje deri në 100 milionë euro për këtë lojtar të Napoli, por se ky i fundit e ka refuzuar ofertën në fjalë.
Presidenti i Napolit, De Laurentis, u deklaroi, dje, mediumeve talianë, se është e vërtetë se Barça ka dërguar një ofertë, por se nuk ka asnjë shans që Insinje të shitet. Atë me shumë e ka nervozuar fakti se agjenti i mirënjohur kontraversal, Mino Raiola, është ai që po përpiqet që ta largojë futbollistin e tij beniamin për në “Kamp Nou”. “Raiola mund të bëjë çfarë të dojë, por, nëse ai do që ta çojë Insinjen në Barcelonë, këtu, ai nuk ka asnjë shans. Ai mund të shkojë në Barcelonë vetëm mbi trupin tim! Ky Raiola, nganjëherë, më ngjan me ata personazhet e filmave vizatimorë që të bëjnë për të qeshur”, tha De Laurentis.
Sfidanti.al