MotoGP, një Jamaha zikaltër për Rosin; ‘Doktori’ prezanton motorin e ri

Jamaha prezanton motorin e ri zyrtar me të cilën do të garojë në botërorin e MotoGP. Ceremonia u zhvillua në Xhakarta të Indonezisë ku ajo që të bie në sy është prania e ngjyrave të zezë dhe të kaltër në mjetin që do të përdoret nga Valentino Rosi dhe Maverik Vinjales në objektivin për të fituar titullin botëror.

Një ndryshim tjetër te Jamaha është se në mjet nuk do të jetë më emri i sponsorit të vjetër Movistar, por ai i Monster. Po kështu Jamaha ka bërë ndryshime dhe në stafin teknik që tani drejtohet ngë menaxheri i ri i Përgjithshëm, Hiroshi Itu. Fakti që Jamaga YZR-M1 ka ngjyrat zikaltër e gëzon shumë Valentino Rosin që është një tifoz i flaktë i Interit. Dhe ndërsa të gjithë e vënë në dukje këtë fakt sigurisht me tone shakaje, Rosi e ka përqendruar vëmendjen në aspekte më serioze.

‘Në MotoGP aktuale, puna është rritur shumë të detajet, elektronika është bërë thelbësore dhe kyci i suksesit qëndroin te administrimi i gomave-tha Rosi-dy sezonet e fundit ishin të vështira për Jamahën, por ne e kemi potencialin dhe stafin teknik për të synuar fitoren e titullit botëror. Inxhinierët në Japoni kanë punuar shumë’
Ditën e mërkurë, Valentino Rosi do teë zbresë në pistën e Sepangut për të nisur testet me motorin e tij të ri, teste që do të zgjasin 3 ditë.

sfidanti.al