Nejmari s’quhet tradhetar, mirëpritur në Barcelonë edhe nga ..Zotat

Futbollisti uruguian i Barcelonës, Luis Suarez, vuri në dukje se ai nuk ka asgjë kundër kthimit të Nejmarit në klubin katalonjas dhe se ai është gati që të bashkëpunojë edhe një herë tjetër me futbollistin brazilian.
“Momentalisht, Nejmari ndodhet në Paris dhe atje ai me siguri që i ka vënë vetes disa objektiva që t’i arrijë. Megjithatë, po ta kesh një lojtar si ai në krah, e ndjen veten më të sigurt. Ai nuk është vetëm një sulmues i mirë, ai është edhe një mik i mirë. Ne të gjithë e dimë se ai është një futbollist që është në gjendje ta kthejë fatin e ndeshjes Sidoqoftë, kthimi i tij në Barcelonë duket si një proces i komplikuar”, vuri në dukje Luis Suarezi.
Sfidanti.al