Botërori i motoGP i këtij viti do të jetë shumë i hapur dhe i luftuar. ky është mendimi i kampionit të botës, Mark Markez në një intervistë për website Motorcyclenews, një javë përpara fillimit të këtij kampionati që do të bëhet në Katar. Gjatë testeve parasezonale nuk u vunë re diferenca të mëdha në kohët e xhirove ashtu edhe në ritmin e garës kështu që ishte e vështirë të përcaktohej se cili do të jetë kandidati për të fituar në sezonin e ri
‘Nëse shihet ritmi i xhirimit për një kohë të gjatë duket se edhe Petruçi mund të jetë shumë i shpejtë në garë-tha Markez-Edhe Kraçlou ishte shumë i shpejtë ashtu sikurse edhe Zarko, edhe pse ky i fundit vuajti pak më shumë në xhirot e gjata. Në fund të ditës, Valentino ishte shumë i shpejtë e Doviciozo do të jetë më i fortë’
Përsa i përket garës së Katarit, Markez deklaroi se do të jetë shumë e luftuar dhe se ai e skuadra e tij Honda janë gati për të duke qenë se gjatë gjithë kësaj periudhe ata kanë bërë një punë të madhe.
sfidanti.al