Sergio Ramos shkon në tualet ndaj Eibarit, Reali me 10 lojtarë për 5 minuta

Sfida mes Eibarit dhe Realit të Madridit e vlefshme për javën e 28 të Ligës Spanjolle shënoi një episod kurioz. Në minutën e 73 kur rezultati ishte 1-1, kapiteni i Realit të Madridit Serhio Ramos  shkoi në dhomat e zhveshjes për një urgjencë fiziologjike, duke e lënë skuadrën me 10 futbollistë.

Pas 5 minutash, qendërmbrojtësi spanjoll u rikthye në fushën e lojës për t’iu gëzuar pak minuta më vonë golit të Ronaldos që fiksoi fitoren 2-1 të Realit të Madridit. ‘Serhio Ramos shkoi në tualet për 1 minutë më pas u kthye në ndeshje, nuk pati asgjë më shumë-shpjegoi pas ndeshjes trajneri i kampionëve të Spanjës, Zinedin Zidan.

sfidanti.al