Kampionati Botëror I Motociklizmit do të kthehet në Brazil. Lajmi u konfirmua nga Dorna që zotëron të drejtat e MotoGP teksa bëri të ditur nënshkrimin e një kontrate 5 vjecare me Rio Motorsport që garanton zhvillimin e këtij kampionati në Rio De Zhaneiro deri në vitin 2026.
Cmimi I Madh I Brazilit në MotoGP do të zhvillohet në një pistë të re që do të ndërtohet në Deodoro. Në fakt Brazili dhe Rio De Zhaneiro kanë qenë edhe në parë skena e disa kapitujve më emocionues te MotoGP ku e fundit ishte ajo e vitit 2004 kur u zhvillua në psitën e Zhakarepagua që ishte në kalendarin e këtij botërori që nga viti 1995.
Pista e re që do të zëvendësojë Zhakarepagua, që është shndërruar në një Park olimpike, do të jetë një projekt entuziazt si për sportin ashtu edhe për vetë qytetin. Punimet për ndërtimin e /Rio Motorpark pritet të përfundojnë në 2021 dhe pista do të jetë e gjatë 4.5 km dhe do të ketë 7 kthesa në të majtë e 6 në të djathtë. Parashikohet që koha me të cilën pritet të përshkohet nga pilotët e MotoGP pista e re braziliane është në kufirin e 1 minutë e 38 sekondave.
Sfidanti.al