Pezullohet gjykimi për Andrea Iannone. Pasi morën në dorëzim provën mbrojtëse të shfaqur nga avokati I pilotit të Aprilias, Antonio De Rensit, gjyëtarët e Federatës Ndërkombëtare të Motociklizmit, morën 5 ditë kohë për të vijuar hetimet për cështjen e dopingut të italianit.
Prova e paraqitur ishte rezultati I një analize të bërë mbi flokët e pilotit që tregonte se Iannone ishte I pastër që nga shtatori I 2019 dhe që kundërshtonte rezultatet e analizave të urinës së kryer nga Iannone në 3 nëntor duke rritur akoma më shumë probabilitetin që pozitiviteti në testet antidoping të jetë shkaktuar nga një helmim ushqimi
‘Andrea Iannone mbetet përkohësisht I pezulluar deri në mbyllje të gjykimit që do të thotë se deri në atë moment ai do të jetë I përjashtuar nga cdo aktivitet motociklistik apo evente të tjera të lidhura me këtë sport deri në një njoftim të dytë-theksoher në komunikatën e Federatës Ndërkombëtare të Motociklizmit.
Një gjë është e sigurt në këtë histori, Iannone nuk do të jetë ne testet e para përgatitore për sezonin e ri në Sepang të Malajzisë, por mund të rikthehet në pistë në garën e parë të sezonit në Katar, në muajin mars
Sfidanti.al