Lojtari më i mirë i sezonit të kaluar, dhe kandidati për të qenë sërish më i miri këtë edicion, realizoi një tjetër tripëll dabëll, por ekipit të tij nuk i mjaftoi. Nuk është se Nikola Jokiç bëri ndeshjen e përsosur dhe kjo ndikoi në humbjen e Denverit në Boston. Sëlltiksat arritën fitoren e 7-të radhazi në NBA, me shifrat 108-102, ndërsa Xhejzën Tatëm shënoi 24 pikë e Markus Smart 22 për vendasit. “Energjia do të nisë të ndryshojë”, – ishin fjalët profetike të Xhejlën Braunit në 31 janar dhe kështu ndodhi, sepse Bostoni nuk ka humbur më që nga ajo ditë. Jokiç shënoi 23 pikë, kapi 16 topa në tabela e shërbeu 11 asistë, por e humbi 9 herë topin (!!!) si dhe gaboi shumë për tri pikë (3-10), deri edhe në gjuajtjet e lira. Bostoni po ngjitet drejt zonës së plej ofit në Lindje, në vend të 7-të, ndërsa Denveri është i 6-ti në Perëndim.
Sfidanti.al