Çelsi fiton Kupën e Botës për klubet, vendosin Lukaku e Haverc!

Talenti i veçantë gjerman realizoi në finalen e Championsit ndaj Mançester Sitit dhe u përsërit në shkretëtirë, në finalen e Kupës së Botës për klubet përballë Palmeirasit. Kai Haverc ishte njeriu që vendosi fatin e finales së madhe të futbollit të rruzullit, duke shënuar në minutën e 117-të, falë ekzekutimit me gjakftohtësi të penalltisë. Çelsi kishte kaluar në epërsi me Romelu Lukakun në 55’, por brazilianët barazuan me penalltinë e Rafael Vagës vetëm 9 minuta më pas. Epërsia e skuadrës angleze ishte e plotë, me 70 për qind mbajtje topi, 20 gjuajtje drejt portës (11 Palmeirasi), por vetëm 3 në kuadrat, por aq sa kundërshtari. Gjithsesi, skuadra e trajnerit Tomas Tuhel ia doli, duke i shtuar Kupën e Botës për klubet edhe titullit në Champions si dhe atij të Superkupës së Europës. Ky trofe u fitua për herë të parë në histori.

Çelsi: Mendi, Kristensen (Sarr 90’), Tiago Silva, Rydiger, Azpilikueta, Kante, Kovaçiç (Zijeç 90’), Hadson-Odoi (Saul 77’), Maunt (Pulishiç 31’), Haverc, Lukaku (Verner 76’).

Sfidanti.al