Kur Ulivieri thoshte për Piolin: Një njeri që di të tejkalojë limitet

Trajnerin e Milanit sot e njohin të gjithë, porse në vitin 2003 nuk ishte i famshëm, përkundrazi në hapat e parë të profesionit. Ishte viti kur Stefano Pioli mori Masterin profesional në Koverçano, ndërsa kishte punuar si trajner i të rinjve tek Bolonja dhe pastaj tek Shpresat e Kievos së Veronës. Në Koverçano ishte Renco Ulivieri, që bëri në atë kohë një profeci për Piolin. “Një njeri që di të tejkalojë limitet, – tha ai, – një njeri që jeton me profesionin, që mëson çdo ditë”.

Sot, Pioli është kandidat për titullin në Serinë A me një Milan të ndryshuar, duke ndjekur parimet e tij që nga koha e Koverçanos. Në provimin e tij shkruhej se “manovra e skuadrës duhet të jetë e ekuilibruar” (mes sulmit dhe mbrojtjes), duhet të jetë elastike (t’i përshtatet kundërshtarëve) dhe të jetë racionale, pra t’i përshtatet lojtarëve që ka skuadra”. “Aspekti më i rëndësishëm është të arrish të hysh në kokën e lojtarëve”, – shkruante Pioli.

Sfidanti.al