Montexemolo thumbon Fetelin: Me Hamilton, Ferrari do të kishte fituar titullin

Më botërorin e Formula 1 të përfunduar, ish presidenti i Ferrarit, Luka di Montexemolo vendosi të thotë fjalën e tij për sezonin që përjetoi Kokëkuqja italiane duke mos harruar të thumbojë Sebastian Fetelin.

‘Sebastian bëri gabime vendimtare, jeton një moment frustracioni dhe është e nevojshme që ta mbështesim atë-tha Montexemolo-por ajo që duhet bërë më shumë është që të mbahet i karikuar, sidomos me ardhjen e Leklerk. por këtë vit Ferrari do të kishte fituar titullin nëse do të kishte në radhët e saj Ljuis Hamilton që bëri diferencën.

Edhe Hamilton kishte momentet e tij të dobësisë dhe ndonjëherë hyn në krizë, por me Ferrarin do të kishte fituar. Nuk e them këtë për të minimizuar punën e Fetelit që i ka të gjitha mundësitë për të fituar me një makinë kompetitive. ai duhet mbështetur pasi fitojmë dhe humbasim të gjithë së bashku’.

sfidanti.al