Kur ndërhyjnë bashkëshortet; Daniela vendoset mes Milanit e Sesk Fabregas

Mes Milanit dhe Sesk Fabregas është një femër; bashkëshortja e futbollistit Daniela Seman. Ndërsa  dy drejtuesit e klubit kuqezi Leonardo e Maldini kanë nisur punën për të sjellë në Milano mesfushorin spanjoll për të cilin kanë përgatitur një ofertë me 4.5 milionë Euro në sezon, bashkëshortja e tij është vënë në mes duke i komplikuar gjërar.

Në fakt, Daniela nuk dëshiron që të transferohet në Milano përpara muajit qershor kjo edhe për shkak të fëmijëve që janë të regjistruar në shkollat e tyre në Londër dhe po përpiqet që të bindë Fabregas që të mos e pranojë transferimin te kuqezinjtë.

Është ky një problem jo i vogël që iu shtohet vështirësive që mbartin vetë bisedimet mes palëve që kanë të bëjnë pikërisht me kontratën e lojtarit(Fabregas kërkon 6 milionë Euro në sezon për 3 vjet) dhe shifrën që i duhet paguar Celsit për të. Gjithsesi, tratativa mbetet e hapur pasi Milan ka vendosur që të hidhet i gjithi në sulm për Fabregas duke e braktisur për një moment opsionin Paredes. Në këtë pikë një kontratë me 5 milionë Euro në sezon për 3 vjet mund të bindë Fabregas e Danielën që të vijnë në Milano.

sfidanti.al