Beri batutë seksiste, DJ Martin Solveig i kërkon ndjesë futbollistes

Ceremonia e Topit të Artë  e zhvilluar mbrëmjen e së hënës pati momentin e saj që shkaktoi polemika. Bëhet fjalë për momentin kur DJ francez Marin Solveig që lëshoi një batute më natyre seksiste në drejtim të Ada Hegerberg fituesja e Topit të Artë për futbollin e femrave. pas disa pasave kërcimi në skenë, Martin Solveig iu drejtua futbollistes teksa i bëri pyetjen: Di të bësh twerking? me norvegjezen që iu përgjigj shkurt ‘Jo!’.

Pas zhurmës së krijuar pas kësaj batutë, artisti francez kërkoi ndjesë nëpërmjet rrjeteve sociale ku publikoi një video ku shpejtoi versionin e tij të fakteve. ‘Ishte një shaka, ndoshta pa kripë dhe dua të kërkoj falje-shkruante Martin Solveig që më pas saktësoi-jam pak i habitur nga ato që po lexoj në Internet-mesa duket anglishtja ime nuk është shumë e mirë, sepse nuk doja të fyeja askënd dhe nuk e imagjinoja se ajo frazë do të merrej si ofezë’.

Ndjesa u pranua nga futbollistja norvegjeze që shpjegoi gjithcka për BBC.

‘Solveig erdhi tek unë dhe ishte vërtet i trishtuar për mënyrën si shkuan gjërat-tha Ada Hegerberg-të them të drejtën nuk është se e mendova këtë gjatë gjithë kohës. Isha thjesht e lumtur për fitoren e Topit të Artë’.

sfidanti.al