Miluoki mbërthen Antetokunmpon; e bën lojtarin më të paguar në NBA

Janis Antetokunmpo po shkëlqen në sezonin aktual të NBA dhe për këtë arsye Miluoki ka vendosur ta shpërblejë në mënyrën më të mirë të mundshme pavarësisht se si do të përfundojë finalja e konferencës së Lindjes me Toronto raptors. Sipas rrjetit televiziv amerikan, ESPN, skuadra e Baks do t’i ofrojë rinovimin e kontratës në verën e vitit 2020, por që do të hyjë në fuqio duke nisur nga sezoni 2021/22.

Gjithnjë sipas ESPN, me kontratën e re, basketbollisti grek do të përfitojë 247.3 milionë Dollarë në 5 vjet për të vendosur një rekord historik në kampionatin amerikan të basketbollit, pasi do të jetë ai më i paguari në histori. Mënyrra e pagesës së Antetokunmpo do të jetë e tillë; 42.6 milionë USD në sezonin e parë , 46 milionë në të dytin, 49.5 milionë në të tretin, 52.9 millionë dollarë në vitin e katërt dhe 46.3 milionë në të pestin.

Lajmi për rinovimin e shpejtë të kontratës së Antetokunmpos vjen pas zërave që u shfaqën së fundit sipas të cilave, greku u vu në shënjestrën e Los Anxheles Lejkërs që së fundmi ka në stafin e tij teknik një emër të njohur në NBA si Xhejzon Kid.

sfidanti.al